Policia arreston të dyshuarin për disa grabitje

2 muaj më parë

Policia arreston të dyshuarin për disa grabitje

Policia e Kosovës, hetimet rajonale pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, siç thonë, sot kanë arritur ta identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuar për kryerjen e disa grabitjeve.

Bëhet fjalë për V.B. i lindur më 1993, njofton Policia.

“I dyshuari i lartcekur dyshohet se ka kryer disa grabitje gjatë vitit 2018 dhe 2019, në rajonin e Pejës dhe i njëjti deri më tani ka qenë në arrati. Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje dhe është arritur arrestimin i personit të dyshuar”, thuhet në kumtesë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.