Policët mbi 55 vjeç në Shqipëri do largohen nga puna, kundërshton Sindikata

1 muaj më parë

Policët mbi 55 vjeç në Shqipëri do largohen nga puna, kundërshton Sindikata

Nëpërmjet një letre dërguar Kuvendit dhe kreut të saj Gramoz Ruçi, Sindikata e Policisë së Shqipërisë kundërshton projektligjin për trajtimin financiar të policëve mbi 55 vjeç.

Në letër, Sindikata shprehet se nuk është marrë mendimi i tyre për hartimin e projektligjit, prandaj kërkohet që të bëhen disa ndryshime lidhur me disa nga pikat e parashtruara që pritet të miratohen në Kuvend.

Sindikata gjithashtu kundërshton përcaktimin që punonjësi i policisë që me këtë ligj del në pension të ketë detyrimin të kryejë 700 orë punë dhe pikën tjetër që i jep të drejtën një titullari pra drejtuesit të institucionit që të ketë vendimmarrje për të nxjerrë në pension një vartës mbi 55 vjeç.

Sindikata i kërkon Kryeparlamentarit të kalojë projektligjin e miratuar më 2015 ku parashikohet pensioni i shërbimit për punonjësit e policisë mbi 55 vjeç dhe me 25 vite eksperiencë pasi sipas tyre ai i hap rrugën hyrjes së të të rinjve në polici dhe ka më shumë efektshmëri se ai që është propozuar.

Projektligji për trajtimin financiar i miratuar nga komisioni i ligjeve me propozim të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pritet të aplikohet për punonjësit e policisë, atyre të gardës dhe SHÇBA dhe prek 613 efektivë.