Pogba thotë se është i lumtur në Manchester United

4 muaj më parë

Pogba thotë se është i lumtur në Manchester United

Mesfushori francez ka vendosur që t’iu përgjigjet spekulimeve që janë bërë për të.

Paul Pogba ka thënë se është plotësisht i kënaqur në Manchester United, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Klubet Real Madrid dhe Juventus janë të interesuara që të nënshkruajnë kontratë me futbollistin në fjalë; mirëpo tani ai ka vendosur që t’iu jap fund supozimeve duke thënë se është plotësisht i përkushtuar aty ku është.