Podrimja, Agollit: Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit

4 muaj më parë

Podrimja, Agollit: Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit

Kur kombi është në duart e bajraktarëve, me kë mund të ndajë shqetësim poeti? Më poshtë është letra që Ali Podrimja ia kishte shkruar Dritëro Agollit.

“I dashur Dritëro,

Ç’të bëj? Në veri ma grabisin Kosovën sërbët, në jug maqedonët, në Perëndim malazezët… Vendlindja e Azem Shkrelit nuk është më nën jurisprudencën e Kosovës, po të Malit të Zi , ndërsa varri i Fahredin Gungës gjendet nën jurisprudencën e Serbisë…

E, unë ku të prehem? Shqipëria, mund të më ofrojë azil? Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit. Nuk di ç’të bëj?…

Të qafon yt vëlla, Ali Podrimja.

26 shkurt 2003 , Ulpianë