7 muaj më parë

Po të mos shkruhej për të bëmat e njerëzve në pushtet, s’do të krijohej klima për ndryshim

Po të mos shkruhej për të bëmat e njerëzve në pushtet, s’do të krijohej klima për ndryshim

Në Vetëvendosje nuk duhet ta harrojnë këtë gjë:

Sikur të mos flitej dhe shkruhej për të bëmat e anëtarëve të partive që kanë (bashkë)qeverisur gjatë këtyre dy dekadave, sot nuk do të ishte krijuar klima për largimin e tyre nga pushteti.

Por, është shkruar dhe është folur për abuzime me pozitat zyrtare; është folur dhe është shkruar për përfitime materiale; është shkruar dhe është folur për nepotizëm e mbipunësime; është shkruar dhe është folur për hajni; është shkruar dhe është folur për dhënie tenderësh e për ryshfet; është shkruar dhe është folur për kapadaillëk të disa komandantëve të angazhuar në politikë; është shkruar dhe është folur për ndikimin e politikës në sistemin e drejtësisë; është shkruar dhe është folur për ndikimin e politikës në Polici, është shkruar dhe është folur për degradimin e sistemit ekonomik, shëndetësor, arsimor, kulturor e social; dhe është shkruar e folur për çfarëdolloj shkeljesh dhe abuzimesh që janë bërë nga të fortët e politikës.

Dhe, me këto shkrime e të folme publike është krijuar atmosfera për ndryshim.

Ky trend nuk do të ndalet!

Edhe për aktivistët e VV-së do të flitet dhe shkruhet, mirë e keq, ashtu siç e bëjnë punën.

Qytetarët nuk ia japin askujt besimin për ta shkelur ligjin, e as për t’u sjellur si padron të institucioneve.

E keqja nuk arsyetohet!

E keqja mbetet e keqe si u bë nga njerëzit e partive tjera, si nga ata të VV-së.

E mira është se tashmë të gjithë e kanë të qartë rrugën nëpër të cilën nuk duhet kaluar.

AKTIV PRESS