Planifikimet ambicioze të Kurtit për zhvillimin ekonomik

5 muaj më parë

Planifikimet ambicioze të Kurtit për zhvillimin ekonomik

Në seancën, kur mori detyrën e re si kryeministër i vendit, Albin Kurti ndër synimet me parësore shpërfaqi reforma ambicioze në sektorin e ekonomisë, nëpërmjet të të cilave do të dinamizohej zhvillimi ekonomik i vendit.

Mbyllja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, bashkimi i Administratës Tatimore të Kosovës me Doganën, rritja e buxhetit deri në tre miliardë euro, si dhe programi për 8 orë punë janë disa nga synimet e qeverisë “Kurti” për reforma në ekonomi.

Për njohësit e çështjeve të ekonomisë synimet e paraqitura nga Kurti për reforma rrënjësore në ekonomi po shihen ambicioze, pavarësisht se realizimi i tyre varet edhe nga jetëgjatësia e Qeverisë.

Nga përfaqësuesit e partive opozitare këto synime të Kurtit po shihen vetëm si dëshira personale, shkruan Zëri, transmeton AktivPress.