Planet për Brezovicën, Hoti: Për tri vjet të kthehet në qendër ndërkombëtare të skijimit

3 muaj më parë

Planet për Brezovicën, Hoti: Për tri vjet të kthehet në qendër ndërkombëtare të skijimit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, gjatë vizitës që i ka bërë sot Qendrës Rekreative Sportive në Brezovicë, ka vizituar edhe hotelin “The Rock”, ku është takuar me pronaren e këtij biznesi në Komunën e Shtërpcës.

“Është një investim shumë i mirë dhe besoj që turistët vendorë dhe ndërkombëtarë​do ta gjejnë vetën këtu. Planet tona janë që Brezovica për tri vjet të kthehet në qendër ndërkombëtare të turizmit malor dhe të skijimit, në veçanti përmes Marrëveshjes së Uashingtonit të cilën kemi filluar ta konkretizojmë, me një investim të përbashkët të shtetit”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se Kosova do të marrë përsipër ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, edhe rrugë, edhe ujëra të zeza dhe shërbime të tjera publike, ndërkaq investitori privat pjesën tjetër komerciale.

Hoti tha se kjo pjesë po kompletohet dhe po integrohet në krejt rrjetin e të bërit biznes në nivel të Kosovës dhe përtej saj.

Hoteli “The Rock” është biznes i hapur në dhjetor të vitit që shkoi nga pronarja Ardhmërie Sopi, investim nga diaspora në vendlindje./AKTIV PRESS/