Plagoset një infermier në vendin e punës, thirret protestë para QKUK-së

3 javë më parë

Plagoset një infermier në vendin e punës, thirret protestë para QKUK-së

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka bërë thirrje tek te gjithë infermierët që janë në orar të punës, të dalin e të mblidhen menjëherë para Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shkak i protestës është plagosja e infermierit të Klinikës së Urologjisë në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:35 dhe rasti po trajtohet nga njësitet policore.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë.”, tha Krasniqi për Reporterin.

E për këtë rast ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku bëhet e ditur se është sulmuar F.B., i cili do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.

SHSKUK shpreh indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve të cilat janë të pa pranueshme.

Ky është njoftimi i plotë i Sindikatës së Infermierëve:

Thirrje për PROTESTË

Sindikata e infermierëve të Kosovës, ju bën thirrje të gjithë infermierëve, që janë tani në punë, që të mblidhen menjëher para Emergjencës në Qkuk, në shenjë proteste për plagosjen e infermierit F. Nga Klinika e Urologjisë.

Poashtu ftojmë mediat e interesuara që ta përciellin protestën.

Share të gjithë, informoni të tjerët.