Plagoset futbollisti i Llapit, kryesia i uron shërim të shpejtë
4 vite më parëPlagoset futbollisti i Llapit, kryesia i uron shërim të shpejtë
Dje gjatë ditës është plagosur me armë zjarri futbollisti i Llapit në kategorinë e juniorëve, Ilir Pollomi.
Kryesia e Llapit, sot kanë shkuar për vizitë, për ti uruar shërim sa më të shpejtë futbollistit i cili u plagos nga persona të panjohur, shkruan AktivPress.
Reagimi i FC Llapit në Facebook:
“Kryesia e FC Llapit, sot gjatë ditës ka vizituar futbollistin e kategorisë së juniorëve, Ilir Pollomi ku dje u plagos aksidentalisht nga persona të panjohur.
FC Llapi i uron shërim të shpejtë dhe kthim të menjëhershëm në fushat e blerta”.