Pirja e duhanit i kushton ekonomisë së botës 1 trilion dollarë në vit

3 vite më parë

Pirja e duhanit i kushton ekonomisë së botës 1 trilion dollarë në vit

Pirja e duhanit dhe efektet e saj anësore i kushtojnë ekonomisë së botës më shumë se 1 trilionë dollarë. Përdorimi i duhanit vret rreth 6 milionë njerëz në vit. Numri i vdekjeve pritet të rritet për më shumë se një të tretën deri në vitin 2030. Këto parashikime jepen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Kancerit.

Sipas raportit të lëshuar nga OBSH-ja, humbjet tejkalojnë të ardhurat globale vjetore nga taksat e duhanit, të cilat në vitin 2013-14 vlerësohet të kenë qenë 269 miliardë dollarë.

Pavarësisht kësaj, thuhet se në kontrollin e duhanit është investuar më pak se 1 miliard $.

“Ndikimi ekonomik i duhanit në vende është i madh, pasi ky raport është i ri”, tregon Oleg Chestnov, asistentdrejtor i përgjithshëm për sëmundjet jongjitëse dhe shëndetit mendor në OBSH.

Ai tha se: “Industria e duhanit prodhon dhe tregjet e produkteve vrasin miliona njerëz para kohe, “vjedhin” financat e familjeve që mun të ishin përdorur për ushqim dhe arsimim, dhe imponojnë kosto të pamasë të kujdesit shëndetësor për familjet, komunitetet dhe vendet”, transmeton AktivPress

Sipas raportit, shumica e atyre që vuajnë nga problemet e shëndetit jetojnë në hapësira ku duhani përdoret më shumë.

Mëse 80 përqind apo 1.1 miliard e duhanpirësve në botë jetojnë në vendet e ulëta dhe të mesme me të ardhura thuhet në raport.

Raporti rekomandon që vendet të miratojnë politika për të kontrolluar përdorimin e duhanit, duke përfshirë tatimit dhe rritjen e çmimit të cigareve për të shpëtuar jetën.

Më shumë se 60 autorë – mjekë, ekspertë të shëndetit publik, studiues dhe shkencëtarë të tjerë – kanë kontribuar në këtë raport.AktivPress/