Pini një gotë nga ky lëng, që të mos deheni

4 muaj më parë

Pini një gotë nga ky lëng, që të mos deheni

Të dalësh me shoqërinë dhe të mos pish disa gota, apo të mos vish në qejf. Është e pashmangshme! Por ajo që ka më shumë rëndësi është mëngjesi të nesërmen.

Dhimbje koke, dhimbje stomaku, të vjella dhe marrje mendsh, janë vetëm disa nga shqetësimet pas një nate kur mund të keni pirë më shumë se ç’duhet. Atëherë çfarë mund të bëni?

Studiuesit nga ‘Commonwealth Scientific and Industrial Research Organisation’ (CISRO) thonë se zgjidhja është te lëngu i dardhës.

Po, po, është e vërtetë që një gotë me lëng dardhe. Rreth 220 ml nga ky lëng dardhe nga Azia, një natë para se të dilni për jetë nate dhe nuk do të keni dhimbje koke.

Shkencëtarët që e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë bërë analizat te ata që e pinë, thanë se rezultatet ishin 21 për qind më pozitive se të tjerët.

Kjo metodë, sipas të përditshmes “The sun” është shumë e mirë, sidomos për ata të cilëve ju duhet të punojnë të nesërmen dhe mund të kenë probleme me përqëndrimin.

Po, lëngu i dardhës mundet ta bëjë këtë magji, por duhet të jetë i llojit të veçantë, pra, dardhë aziatike. Ky lëng ka efekte anti-inflamatore, që do të thotë se dhimbja e kokës nuk do të shfaqet.

Megjithatë fakti shkencor pse ndodh kështu ende nuk është i qartë. Studiuesi kryesor, Manny Noakes, falë enzimave që gjenden në frut mund të arrihet pikërisht që nuk bëhet përthithja e shumë alkooli nga trupi dhe përshpejtohet absorbimi i tij më shpejt nga metabolizmi.

Kjo pije duhet të merret para se të dilni për të pirë dhe vetëm dardhat aziatike, ose koreane, kanë këtë efekt magjik. Shkencëtarët janë duke parë nëse edhe dardhat e tjera e bëjnë këtë efekt.