2 javë më parë

Ping-pongu politik ndërkombëtar në Twitter dhe fjalori agresiv kundër njëri-tjetrit!

Ping-pongu politik ndërkombëtar në Twitter dhe fjalori agresiv kundër njëri-tjetrit!

Debatet dhe statuset në Twitter të paktën sikur “avancuan” parapergaditjen e një takimi kurtoazie për ta rifillue dialogun e stërzgjatur Kosovë-Serbi në Bruksel. Edhe pse nje rifillim i tille po shnderrohet në një luftë nervash dhe garësh politike, që pakkush e ka të qartë se si do të vazhdojë dhe ç’rezultate do të sjellë.

Gjatë vajtje-ardhjet të stërzgjatura diplomatike në Bruksel, të përcjella me deklarata bombastike, për takime historike dhe tryeza të rrumbullakëta pa epilog të qartë, që për fat të keq, u gëlltitën nga shumica e politikanëve por edhe nga qytetarët e Kosovës, të cilët, sot e kesaj dite janë të vetmit në rajon që kanë mbetur duke pritur në radhë të gjata për viza dhe pa mbështetje konkrete ekonomike, etj.

Marrëveshjet e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar për transport hekurudhor dhe aviacionit civil, qe jane vetem firmosje ne leter, jane pa nje efekt konkret deri me sot. Fillimi i tyre as qe mund te paramendohet pa renovim dhe krijim lidhjesh hekurudhore Leshak- Prishtine, transporti nderkombetar Selanik Munchen, fluturimet e para…etj.

Ndonëse pandemia globale e Koronavirusit ka krijue një momentum të ri politik në botë si dhe një krizë të thellë ekonomike, ka nxjerr në pah edhe shumë gjëra që brezi i ri nuk mund t’i imagjinojë. Ndërsa, në Kosovë, në këtë kohë pandemie, në vend të kujdesit, solidaritetit dhe tolerancës me njëri-tjetrin, fjalori agresiv dhe shpifjet si mjet për ta denigrue kundërshtarin politik, u rritën në mënyrë enorme; numri i akuzuesve u shtua më shumë se kurrë në historinë e re të Kosovës, diçka e pa parë në asnjë vend të botës, pra një dukuri e keqe e cila do lerë gjurmë shumë negative në mendësinë politike shqiptare!

Iniciativat kosovare për rifillimin e dialogut me Serbinë, herë me premtime të njohjes reciproke, e herë me korrigjim kufijsh, së fundi edhe me ndonjë nxitje zhvillimore ekonomike, na bënë kureshtarë ta mësojmë të vërtetën mes rreshtave nga blic-intervistat dhe debatet në Twitter..!?

Kosova nuk ishte kurrë vend agresor, shqiptarët u privuan nga jeta, liria dhe drejtësia, dhe në fund të shekullit të kaluar ndaj tyre u ushtrue gjenocid shtetëror nga regjimi kriminal i Serbisë, andaj Serbia i ka shumë borxhe Kosovës dhe shqiptarëve, duke fillue nga kërkim falja, kompensimi i dëmeve të luftës, kthimin e 1600 trupave të pagjetur e deri tek ndalja e propagandës së regjimit serb kundër shtetit tonë, si dhe krijimit të klimës së fqinjësisë së mirë, duke ua sigurue të gjitha të drejtat shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanovc dhe Medvegjë, të drejtat e komunitetit shqiptar në Beograd dhe gjithandej ku ata punojnë në Serbi!

Rruga e kombit tonë dhe e shtetit të Kosovës drejt integrimit në institucionet evropiane, atje ku e kemi vendin natyrshëm, kalon përmes Berlinit në koordinim të plotë me SHBA-të, dhe kjo duhet të jetë bazament i politikës shqiptare karshi zgjidhjes përfundimtare të konfliktit shekullor shqiptaro-serb.

Të shpresojmë se udhëtimi për në Washington DC i krerëve politik dhe institucional, edhe ashtu pa kredibilitet dhe reputacion të qëndrueshëm të vetedijesohen dhe reflektojnë për mbarë, të shkojnë me qëndrime të qarta dhe unike, të harmonizuara, me shpresë se nuk do pajtohen me vendime të sjella në të kaluarën që e kane sjellë kosovën në situate konfuze dhe te rrezikshme për funksionimin shtetëror të saj.

Të shpresojmë gjithashtu se kësaj here, dialogu me Serbinë, nuk do ta përsërisë atë të mandatit me zonjën Mogerini, por ta përqëndrojë, përkatësisht shrytëzojë qëndrimin e aleatit tonë më të madh për një kordinim mes Washingronit dhe Berlinit, repsektivisht mes Bruxelit, në interes të fillimit të një kapitulli të ri historik për të mirën dhe interesat vitale të Kosovës.

Përndryshe, historia nuk harron asgjë, ajo as nuk falë askënd..!

AKTIV PRESS