Pijet ideale për të humbur peshë

6 muaj më parë

Pijet ideale për të humbur peshë

Nëse jeni gjithmonë në kërkim të mënyrave më të shëndetshme dhe efikase për të hequr kilet e tepërta, duhet të provoni disa pije të mrekullueshme dobësuese.

Siç e dini trupi i njeriut përbëhet nga 75% ujë që përkthehet në peshë trupore. Një mënyrë efikase për t’u ndjerë më të lehtë janë pikërisht pijet dobësuese që duhen konsumuar.

Shalqi dhe ujë me limon– Një fetë shalqi, tre gota me ujë me limon dhe kube akulli. Hidhini të gjitha në mikser dhe në fund shtoni copat e akullit.

Lëng portokall, limon dhe qitro– Një gotë me lëng portokalli të shtrydhur dhe lëngu i gjysmë limoni dhe gjysmë qitroje. Përziejini sa të fitoni një masë homogjene dhe piheni të ftohtë ose në temperaturë ambienti.

Lëng kivi dhe spinaqi- Mjafton 1 kivi, tre gjethe spinaq, 250 ml ujë dhe ëmbëltues. Përziejini të gjitha në mikser.

Lëng boronice– 250 ml ujë të ftohtë ose qumësht i skremuar dhe 150 gr boronica.  Përziejini dhe mund t’i pini me ose pa akull./dita