Pija magjike që ju zgjat jetën

2 javë më parë

Pija magjike që ju zgjat jetën

Hirra, lëngu të cilin gjyshet tona e kanë përdorur dikur, sot është një lëng pak i njohur. Në tregje vështirë të gjendet, por nëse diku në afërsi keni hapësira ku shitet djathi apo jeni në lidhje me dikë që prodhon sasi të mëdha të djathit edhe mund ta gjeni.

Kjo është pjesë e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit. Është e përdorshme për shkak të vlerave të larta ushqyese dhe rregullon tretjen.

Posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese se të bardhat e vezës. Nxit punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara.

Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, ndihmon në aktivizimin e shumë funksioneve të trupit, e po ashtu ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit shtesë. Mund ta pini tri herë në ditë me nga 1.5 decilitra, e nëse pas disa ditëve nuk ka efekte anësore, mund ta konsumoni një litër në ditë.

Studiues si dr. Drasek dhe dr. Menkiv kanë dokumentuar se si banorët e Kaukazit nuk e dinë se cfarë është tuberkulozi, kanceri apo çrregullimet e zorrëve.

I nderuari doktor Pavo Ariola ka rekomanduar hirrën për një jetë të gjatë dhe kualitative. Dëshmi për këtë është edhe Old Thomas Parr (1483–1635), fermer i thjeshtë anglez, i cili përjetoi 152 vite. Ai ishte i njohur pikërisht për faktin se ka konsumuar këtë pije.