Petkoviq: Pa Beogradin, nuk ka zgjidhje për çështjen e Kosovës

1 muaj më parë

Petkoviq: Pa Beogradin, nuk ka zgjidhje për çështjen e Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi se është e qartë se nuk ka zgjidhje për çështjen e Kosovës pa Beogradin dhe pa një një kompromis.

Sipas tij “seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë e dëshmoi këtë”.

“Dhe fakti që dje në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB mund të shihnim pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës nga fuqitë e mëdha, ndarja e madhe se si trajtohet Kosova, tregon se nuk ka zgjidhje tjetër pa atë për të cilën po flet Presidenti Aleksandar Vuçiq. Kjo është të shkosh në drejtim të një zgjidhje kompromisi, se pa Beogradin nuk ka zgjidhje të problemit të Kosovës, “i tha Petkoviq RTS-së, transmeton Klan Kosova.