Peshku, zgjedhja më e mirë e fundjavës. Receta me brokoli dhe spinaq

3 javë më parë

Peshku, zgjedhja më e mirë e fundjavës. Receta me brokoli dhe spinaq

Në këto kohë, kur viruset e stinës dhe Covid-19 janë një kërcënim i madh, këshilla e parë e nutricionistëve është ushqyerja e shëndetshme. Për këtë arsye, këtë herë kemi zgjedhur t’ju prezantojmë një recetë të pasur me vlera ushqimore që ju ndihmon të luftoni çdo ‘kërcënim’ nga jashtë.

Kjo recetë është e mrekullushme.

Përbërësit

250 gr brokoli

320 gr spinaq

piper i zi

një pako të vogël pana

gjalpë 50 gr

peshk 500 gr

2 vezë

1 limon

ujë 250 ml

Përgatitja

Spinaqin dhe brokolin e grijmë imët dhe i vendosim të zjejnë.

Pasi të ziejnë i vendosim në një pjatë.

Marrim peshkun (preferohet krap, por s’ka shumë rëndesi), e presim dhe e pastrojmë.

Presim limonin përgjysmë dhe njerën pjesë e presim në rrathë mesatarë rreth 3 mm trashësi, ndërsa pjesën tjetër e shtrydhim.

Peshkut i hapim disa vrima me thikë në sipërfaqe ku vendosim limon, hudhër, gjithashtu kripë dhe piper i zi sipas dëshirës.

Marrim spinaqin dhe brokolin e ziera dhe  I përziejmë me grirëse bashkë me vezët.

Hedhim panën dhe e përziejmë.

Pastaj marrim peshkun dhe e mbushim me perzierjen dhe gjysmën e mbetur të limonit e shtrydhim në brendësi të peshkut, por edhe në tavën të cilën e lyejmë me gjalpë.

Para se ta vendosim në furre, shtojmë 250ml ujë.

Lëmë tavën të qëndrojë në furrë rreth 45 minuta dhe është gati.

Këshilla

Shkon e shoqëruar me verë të kuqe me aromë trëndafili.