Pesë të vdekur dhe 50 të zhdukur nga vërshimet në Gjermani

2 javë më parë

Pesë të vdekur dhe 50 të zhdukur nga vërshimet në Gjermani

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë raportohen të zhdukur pasi disa shtëpi janë shembur pas vërshimeve në Gjermaninë perëndimore.

Një nga të vdekurit ishte një zjarrfikës i cili u mbyt në përpjekje për të shpëtuar njerëzit në qytetin Altena, 15 milje në jug të Dortmundit, ndërsa katër të tjerë vdiqën në qarkun Ahrëeiler, 30 milje në jug të Këlnit.

Shiu shkaktoi gjithashtu shembjen e gjashtë shtëpive në qytetin Adenau.

Një burrë tjetër ishte zhdukur në qytetin lindor të Joehstadt pasi u përpoq të siguronte pronën e tij nga ujërat, thanë autoritetet.

Gjermania dhe vendet fqinje kanë parë shi të madh ditët e fundit, duke shkaktuar dëme të përhapura, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.