Pesë të lënduar në një aksident në Podujevë, njëri në gjendje të rëndë

3 vite më parë

Pesë të lënduar në një aksident në Podujevë, njëri në gjendje të rëndë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv, Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur saktësisht në Lluzhan të Podujevës.

Njëri nga pesë personat e lënduar nga aksidenti i trafikut, i ndodhur pasditen e kësaj të diele në Lluzhan të Podujevës, është akoma në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjendjen e rëndë shëndetësore të të aksidentuarit, e ka konfirmuar për klankosova.tv, Zëdhënësi për media i QKUK-së, Shpend Fazliu, ndërsa ka thënë se stafi shëndetësor është dyke kryer të gjitha ekzaminimet diagnostike.

”Gjendja e vozitësit të automjetit sipas mjekëve kujdestarë është e rëndë dhe mjekët e infermierët po bëjnë maksimumin e mundshëm për të ofruar ndihmë shëndetësore”.

I njëjti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sikurse dhe katër të lënduarit e tjerë, dy prej të cilëve janë fëmijë, njofton Klan Kosova.

”Katër personat e tjerë, dy prej tyre fëmijë po ashtu kanë lëndime dhe thyerje të ndryshme si pasojë e aksidentit. Stafi shëndetësorë është duke kryer ekzaminimet diagnostike, përfshirë CT dhe analizat tjera të nevojshme” ka thënë Fazliu./AktivPress/