Pesë pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

2 muaj më parë

Pesë pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Përsëri ka pasur rënie të numrit të pacientëve me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Aktualisht janë 18 pacientë që po marrin trajtim në këtë spital.

“2 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 18 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 13 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raport, transmeton AktivPress.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent…

Gepostet von Spitali i Përgjithshëm Pejë am Donnerstag, 17. September 2020