Përzierje kundër urinimit të fëmijëve në gjumë

5 muaj më parë

Përzierje kundër urinimit të fëmijëve në gjumë

Urinimi i pavullnetshëm (Enureza) është forma më e shpeshtë e urinimit natën tek fëmijët e shëndetshëm pas moshës pesëvjeçare. Sipas të dhënave në moshën 5 vjeç, 1 fëmijë në katër ka enurezë. Tek këta fëmijët funksioni i fshikëzës është normal, zbrazja e fshikëzës është e plotë dhe fëmija nuk ka probleme me infeksionet e traktit urinar.

Pavarësisht arsyeve se pse ndodh diçka e tillë ne po iu tregojmë një përzierje që mund ta përdorni në formën e çajit për të hequr qafe këtë shqetësim.

Kjo lloj përzierjeje përbëhet nga bar shtrapëre (bursae pastoris herba)- 20 %, bar pate (polygoni avicularis herba)- 20 %, bar këputje (equiseti herba)- 20 %, bar lulebasani (hyperici herba)- 20 %, rrënjë valeriane (valerianae radix)- 20 %.

Këta përbërës (mund t’i gjeni në farmaci), të përzier së bashku janë të efektshëm kundër urinimit të fëmijëve në gjumë. Bimët që hyjnë në përbërjen e çajit janë të padëmshme. Çaji duhet të përdoret vazhdimisht derisa të zhduket plotësisht sëmundja.

Përgatitja dhe përdorimi

Një lugë supë me përzierjen e mësipërme hidhet në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi dy orë. Pastaj përmbajtja kullohet dhe lëngu i përgatitur, i ëmbëlsuar me sheqer ose me mjaltë pihet 1-2 herë në ditë. Në vende të thata, përzierja e ruan veprimin për 18 muaj.