Përplasje në Tropojë, shikoni momentin kur personat hyjnë me forcë në KZAZ

1 muaj më parë

Përplasje në Tropojë, shikoni momentin kur personat hyjnë me forcë në KZAZ

Pas Shkodrës edhe në Tropojë ka pasur përplasje për shkak të vendimit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Siç shihet edhe nga pamjet një grup personash kanë hyrë me forcë në ambientet e KZAZ në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri, duke hequr që aty materialet zgjedhore, dhe duke i hedhur ato në rrugë.

Punonjësit e policisë bashkiake dhe qytetarët kanë thyer dyert dhe xhamat e Pallatit të Sportit, ku ishte ngritur KZAZ-ja duke dëmtuar materialet zgjedhore.

“Në orën 10:00 policia bashkiake të përkrahur nga një numër simpatizantë dhe punonjës të bashkisë ndërhynë me forcë duke marrë materialet zgjedhore dhe i kanë nxjerrë jashtë”, raporton gazetari Ismail Buçpapaj.

Policia ka tentuar që ti ndalojë, por turma i ka marrë përpara.

Po ashtu gazetari Buçpapaj informon se nga thyerja e xhamave një polic ka mbetur i lënduar lehtë.

Policia ka rrethuar ambientin dhe mësohet se janë arrestuar 4 persona ndërsa priten edhe arrestime të tjera.

Në zbatim të dekretit të Presidentit Meta, Bashkia e Bajram Currit i kërkon drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzojnë të gjitha materialet zgjedhore në Bashki./oranews