Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës

1 muaj më parë

Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës

Kryetari i zgjedhur i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u betua sot si kryetar i kryeqytetit, para anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai u pritet me duartrokitje nga zyrtarët komunal, në ditë kur pritet ta marrë mandatin e të parit të kryeqytetit edhe zyrtarisht.

“Besimi i qytetarëve më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme. Jam i vetëdijshëm që kjo detyrë përtej privilegjit është obligim serioz dhe sfidë e madhe që do t’i vihemi përpara me punë të ndershme, me profesionalizëm dhe me dinjitet” tha Rama.

Rama tha se ndjehet mirënjohës për të gjithë qytetarët e Prishtinës në çdo lagje e fshat.

“Guximi me ja dashtë të mirën vendit tonë, të mos ndalet këtu. Forca e uniteti, sinqeritetit e bashkimit na duhet për të quar përpara këtë qytet”, u shpreh kryetari i ri i Prishtinës.

Lajme nga rubrika