“Përmirëson marrëdhënien me Serbinë dhe përkeqëson me Kosovën, kjo është Qeveria Rama”

3 muaj më parë

“Përmirëson marrëdhënien me Serbinë dhe përkeqëson me Kosovën, kjo është Qeveria Rama”

Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Akil Kraja i ftuar në intervistë për Ora News tha se qeveria e Edi Ramës është ajo që përmirëson raportet me Serbinë dhe i përkeqëson me Kosovën.

Kraja: Është një situatë kur Shqipëria është në sundimin e një klase të korruptuar. E cila po na bën turpin e botës. KE tha para ca ditësh në raportin e saj që Shqipëria ka përmirësuar marrëdhënien me Serbinë dhe ka përkeqësuar me Kosovë, kjo është qeveria e Edi Ramës.

Ai tha se raporti i FMN thjesht përsëriti atë që nuk ka mbetur institut pa e thënë, Shqipëria është e keqqeverisur, është e vjedhur.

Kraja: Në 1990 shqiptarët ishin për bukën e gojës dhe ky është kur shteti merr në dorë ekonominë siç po e bën Edi Rama. Të përzë nga bota. Po rikthehet procesi i vizave, një proces verifikimi. Jemi në një realitet kur Shqipëria po izolohet. Situata është e zezë. FMN thjesht përsëriti atë që nuk ka mbetur institut pa e thënë, Shqipëria është e keqqeverisur, është e vjedhur.