Përleshje me armë mes policisë dhe kriminelëve, katër të vdekur në SHBA

2 muaj më parë

Përleshje me armë mes policisë dhe kriminelëve, katër të vdekur në SHBA

Një oficer i policisë së Nju Jerseyit dhe tre civilë kanë vdekur pas një dyluftimi me armë mes policëve dhe dilerëve të drogës.

Mendohet se gjithçka ka filluar pasi një marrëveshje e drogës shkoi keq, shkruan ABC, transmeton Express.

Dy të dyshuar kanë gjuajtur mbi oficerin e parë dhe ishin fshehur në një supermarket. Më pas ka ardhur ekipi i dytë dhe kanë vazhduar të shtënat nëpër rrugët e këtij qyteti në SHBA.

Dy të dyshuarit janë gjetur të vdekur brenda supermarketit pas të shtënave.

Të shtënat kanë zgjatur më shumë se një orë.

Gun battle leaves multiple people dead in Jersey City

Frightening video shows massive police response amid a gun battle prompted by what is believed to have been a drug deal gone bad in Jersey City. A police officer and multiple people are dead. https://abcn.ws/35bRkwT

Gepostet von ABC News am Dienstag, 10. Dezember 2019