Përleshje fizike mes disa personave në Malishevë – përdoret edhe kallashnikovi

2 muaj më parë

Përleshje fizike mes disa personave në Malishevë – përdoret edhe kallashnikovi

Sot rreth orës 15:30 ka ndodhur një përleshje midis disa personave në fshatin Carrallukë të Malishevës.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Nysret Xhurkaj.

Sipas tij, gjatë përleshjes është përdorur edhe një armë zjarri e llojit kallashnikov.

“Në ora 15:30, Stacioni Policor në Malishevë përmes telefonit është informuar për një rast të ndodhur në fshatin Carrallukë”.

“Ankuesi pohon se dy persona kanë ardhur në vendin e tyre të punës, të armatosur me armë zjarri (kallashnikov), kanë shkrepur disa here në ajër dhe me pas me të njëjtit persona kanë pasur përleshje fizike”.

“Menjëherë janë aktivizuar të gjitha njësitë policore në nivel stacioni. Në vend të ngjarjes është gjetur ankuesi. Ndërsa në parkingun e autostradës në dy automjete janë gjetur edhe dy personat nga pala tjetër të cilët ishin të gjakosur dhe me lëndime trupore”.

“Menjëherë është informuar ndihma e shpejtë nga shtëpia e shëndetit të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe dy të lënduarit i kanë shoqëruar për në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”.

“Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë e gjatë automatike Zastava se bashku me një karikator me pesë fishekë në të”.

“Gjithashtu janë gjetur edhe 9 copë gëzhoja fisheku dhe një predhë. Në stacion për intervistim janë shoqëruar për momentin tre persona si të dyshuar. Ata janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndalur për 48 orë”.