Përgjaket duke e ndjekur, por Salah e befason më pas tifozin e Liverpool-it

4 muaj më parë

Përgjaket duke e ndjekur, por Salah e befason më pas tifozin e Liverpool-it

Është padyshim një nga futbollistët më të mirë në botë.

Bëhet fjalë për Mohamed Salah, të cilit i ka mjaftuar vetëm pak kohë për të fituar zemrat e tifozëve të Liverpool dhe jo vetëm. Sulmuesi i transferuar në “Anfield Road” 5 vite më parë nga Roma ishte protagonist në ndeshjen hapëse të Liverpool, fituar nga të kuqtë me rezultatin 4-1 ndaj Norwich.

Egjiptiani realizoi 1 gol, duke e nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri. Ndërkohë, kjo situatë e ka kthyer Salah në një futbollist mjaft shoqëror, ku tifozët mund  ta takojnë thuajse në çdo moment. Një fat të tillë e kanë pasur edhe dy vëllezër, të cilët pasi kanë identifikuar makinën e Salah kanë vrapuar drejt saj.

Tifozi i ri i Liverpool, Louis Fowler njoftoi vëllain e tij se ka gjetur 27 vjeçarin, por teksa po shkonin drejt tij, emocionet dhe dëshira për ta takuar bënë që të humbiste ekuilibrin dhe të pësonte dëmtim të hundës. Por pavarësisht kësaj, Salah ia dha mundësinë për të marrë një kujtim, një foto, çka bëri që djaloshi të harrojë dhimbjet.