Përfundon ,,Kampi Rinor 2019” në ushtrinë e Kosovës

4 muaj më parë

Përfundon ,,Kampi Rinor 2019” në ushtrinë e Kosovës

Në Komandën e Batalionit të Dytë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë, u mbajt ceremonia e certifikimit të nxënësve të shkollave të mesme të Kosovës, të cilët për një javë rresht ishin pjesë e “Kampit Rinor 2019”, transmeton AktivPress.

Organizimi i “Kampit Rinor 2019” kishte për qëllim që nxënësit e shkollave të mesme të njihen me jetën ushtarake dhe të familjarizohen sa më shumë me uniformën, në mënyrë që në të ardhmen të mos hezitojnë por të bëhen pjesë e kësaj jete.

Gjatë javës së qëndrimit në Kamp, nxënësit kanë ndjekur ligjërata dhe trajnim të ndryshme si: Zgjimi dhe rregullimi i shtretërve, gjimnastika e mëngjesit dhe higjiena personale, UÇK, TMK-transformimi, orientimi në natyrë, mësimi i komandave, misioni detyrat dhe struktura e FSK-së, vetëdijesimi nga minat, kërkim-shpëtim etj./AktivPress/