Përfundojnë xhirimet e filmit “Cold November”

2 vite më parë

Përfundojnë xhirimet e filmit “Cold November”

Kanë përfunduar kësisoj xhirimet e filmit “Cold November” apo “Njeriu i Dosjeve”.

Në rolet kryesore në këtë film luajnë aktorët: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu, Emir Hadžihafizbegović, Adriana Matoshi, Ndriçim Xhepa, Gordana Boban, Lum Veseli, Maylinda Kasumovic, Kushtrim Sheremeti, Alketa Sylaj, Irena Aliu, Avdullah Gjikokaj, Guri Sijarina, Mal Spahiu.

Filmi flet për Fadilin (36) një arkivist në Ndërmarrje Shtetërore, i gjendur në një situatë të vështirë, duhet të zgjedh ndërmjet dy opcioneve, që të dyja të gabuara: vendimi për të qenë patriot apo baba i përgjegjshëm.

Pas shumë dilemave, Fadili zgjedh opsionin e dytë vendos që të qëndrojë në punë, duke pranuar kështu masat e dhunshme të instaluara nga pushteti serb në Kosovën e fillmviteve ‘90. Në këtë mënyrë, ai jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, duron presionin nga të gjitha palët dhe ballafaqohet me imazhin e keq për arsyen e vetme që ta sigurojë mirëqenien për familjen e tij.

Regjisori Ismet Sijarina ka njoftuar në Facebook për përfundimin e xhirimeve, po ashtu edhe aktorja Adriana Matoshi.

Producentë të filmit janë: Arian Krasniqi, Fatmir Spahiu dhe Paskal Sejmini (Shqipëri), drejtor fotografie-Sevdije Kastrati, dizajnere e produksionit- Albulena Borovci, producent ekzekutiv: Valmira Hyseni, drejtor i filmit: Blerta Basholli. /KultPlus.com