Përdori fjalor të papërshtatshëm, Instagram ia heq postimin Arbenitës

2 muaj më parë

Përdori fjalor të papërshtatshëm, Instagram ia heq postimin Arbenitës

Instagrami nuk të lejon të përdorësh çdo lloj fjalori, madje nga ky rregull i fundit nuk shpëtojnë as personazhet e njohur. Modeles shqiptare, Arbenita Ismajli i është fshirë një postim i fundit nga Instagrami, për shkak të fjalorit të pahijshëm që ka përdorur për përshkrimin e fotos.

Megjithëse modelja e njohur ndiqet nga një numër i madh ndjekësish, Instagrami nuk e ka toleruar, por menjëherë ia ka fshirë postimin.

Foto provokuese me rroba banje, Arbenita i postoi edhe në Story-n e saj duke shpjeguar se platforma e ndjekur aktualisht nga mijëra përdorues ia ka fshirë postimin për shkak të mbishkrimit me një fjalor të papërshtatshëm.