Përbërësi që gjendet në këto perime mbron zemrën dhe zgjat jetën

2 muaj më parë

Përbërësi që gjendet në këto perime mbron zemrën dhe zgjat jetën

Substanca që gjendet në shumë ushqime, si perimet, apo djathi i stazhionuar, drithërat, e cila quhet “spermidina”, zgjat jetën dhe redukton risqet nga sëmundjet kardiovaskulare. Ky është përfundimi i një prej studimeve që citon ansa.it,e publikuar te revista shkencore “Nature Medicine”.

Studimi u drejtua nga Guido Kroemer i grupit “Equipe 11 Labellisée Ligue Contre le Cancer”, në Paris dhe disa shkencëtarë të Universitetit të Graz në Austri. Studimi u zhvillua tek minjtë dhe më pas u shtri në 800 persona të cilët konsumuan nga këto ushqime të pasura me spermidina.

Pas analizave, rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare u reduktuan ndjeshëm te këta persona. Shumë shkencëtarë janë në kërkim të eliksirit që zgjat jetën dhe e njohin shumë mirë këtë substancë, pasi në studime të tjera janë treguar efektet e saj për të shtuar jetëgjatësinë.

Sipas shkencëtarëve, ky studim hap rrugën për studime të tjera klinike tek njerëzit më të detajuara.