Për sa kohë mund të rrijë zgjuar një njeri?

1 javë më parë

Për sa kohë mund të rrijë zgjuar një njeri?

Njeriu rri zgjuar mesatarisht për afro 16 orë e 10 minuta përpara se të bjerë sërish në gjumë. Ata që rrinë zgjuar shumë më tepër dhe si pasojë marrin më pak gjumë, konsiderohen persona me mungesë gjumi në kuptimin mjekësor – dhe kjo ka pasoja.

Të rrish 24 orë pa gjumë zvogëlon aftësinë e trurit për të marrë informacione me 40%, dhe simptomat që shfaqen pas 48 orësh i ngjajnë atyre të një sasie alkooli në gjak, prej 0.15%. Mungesa e gjumit mund të jetë edhe fatale – pas 10 deri 14 ditësh.

A është i mundur përmirësimi?

Mungesa e gjumit pranohet nga ushtarët e skuadrave elitë si gjë normale. Me stërvitjen e duhur, mund të mësojnë trupat e tyre që të qëndrojnë më gjatë zgjuar. Por edhe në këtë rast është vetëm një ndryshim i shtirur e i sipërfaqshëm i limitit të trupit.

Edhe ushtarët e skuadrave speciale pësojnë lodhje të dukshme, me gjithë pasojat në performancën e tyre. Studime të ndryshme kanë treguar se trupi nuk mund të “akumulojë” pushim gjumi.

Gjumi është një proces rigjenerues – ai nuk ndihmon trupin të përgatitet për ushtrime të së ardhmes, por e ndihmon të marrë veten nga lodhje të së shkuarës. / bota.al