7 muaj më parë

Për një opozitë kreative, jo kopje!

Për një opozitë kreative, jo kopje!

Opozita e tashme ra nga pushteti, përpos për shkak të korrupsionit, autoritarizmit, dhe lidhjeve me krimin, edhe për shkak të mungesës së kreativitetit. Njëzet vjet me të njejtat fjalë, me të njejtat figura dhe me të njejtën arrogancë të cilën më edhe fëmijtë nuk e duronin.

Nuk ka gjasa që ajo të rikthehet në pushtet duke kopijuar metodat ashtu si kopijohen sot doktoraturat e masterat. Duhet të reformohen rrënjësisht, fillimisht duke ndërruar figurat, pastaj duke ndërruar qëllimet, dhe së fundmi edhe retorikën. Nuk mund të jetë vetëm pushteti qëllim.

Opozita e sotme, mund të jetë qeveria e nesërme nëse arrinë me e bindë qytetarin se është e gatshme të shërbej, e jo të sundojë me egërsi, grykësi dhe për interesa të ngushta.

Pra, opozita duhet të bëhet kreative, origjinale, e pëlqyeshme dhe jo kopje.

Ajo duhet të fillojë rrugën e rikthimit në pushtet, fillimisht duke e pastruar oborrin e saj, pastaj mundet të kritikojë qeverisjen e cila veç sa e ka filluar punën./AktivPress/