2 muaj më parë

Për metaforikën e luftës, heronjtë dhe viktimat

Për metaforikën e luftës, heronjtë dhe viktimat

Për habi, te ne në Kosovë ka njerëz që i shohin fjalët ’hero’ dhe ’viktimë’ si të ndërkëmbyeshme.


Lufta me “armikun e padukshëm” (koronavirusin, Covid-19) është terminologjia luftarake që liderë të vendeve të mëdha (SHBA-të, Britania, Franca, etj) por edhe të vogla po përdorin në përballje me pandeminë që ka kapluar botën.

Këtë terminologji, me metaforikën e luftës, politikanët e përdorin për të heroizuar veten, jo rrallë duke krijuar heronj edhe prej qytetarëve të nënshtruar ndaj regjimit të kufizimeve të punës e të lëvizjes, deri në ngujim.

‘Rri në shtëpi! Bëhu hero!’ është slogani infantilizues që përdoret jo rrallë te ne këto javët e fundit.
Në kontekst të koronavirusit, mjekët dhe stafi tjetër shëndetësor janë mbiquajtur heronj.Në SHBA dikush i ka quajtur heronj edhe transportuesit (shoferët e kamionëve) e mallërave në këtë kohë.

Për habi, te ne në Kosovë ka njerëz që i shohin fjalët ’hero’ dhe ’viktimë’ si të ndërkëmbyeshme.

Simbas përkufizimeve të shkurtra të ”Fjalorit të Shqipes së Sotme” (2002) Hero është “ai që ka kryer një vepër të lartë trimërie e vetëmohimi në luftë a në punë për popullin dhe për atdheun e vet: ai që ka dhënë jetën duke kryer vepra të tilla”, ndërsa Viktimë është ”ai që vritet, plagoset ose pëson pa të drejtë një të keqe të madhe nga dikush”.

AKTIV PRESS