“Për Kosovën duhet një zgjidhje ‘sui generis’”

3 vite më parë

“Për Kosovën duhet një zgjidhje ‘sui generis’”

Për çështjen e Kosovës është e nevojshme të gjendet një zgjidhje “sui generis”, ka thënë ministri për Tregti, Turizëm e Telekomunikacion në Qeverinë e Serbisë Rasim Lajiq, transmeton Koha.net.

Lajiq në rts ka përkujtuar se dialogu i brendshëm po zgjat tash e një kohë të gjatë dhe është koha që të dilet me propozime për zgjidhje.

Po, ka thënë ai, për shkak të kalkulimeve të ndryshme, pak kush ka guximin të thotë çfarë mendon dhe si e sheh zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Lajiq propozon që të gjitha partitë ta paraqesin qëndrimin e vet për këtë.

Sipas fjalëve të tij, situata është e tillë që dikush hesht duke pritur që Aleksandar Vuçiq ta kryejë punën, disa presin që politikisht të përfitojnë, të tjerët japin propozime të viteve të 90-ta e pala e tretë kalkulon me zgjidhje joreale.