Për fyerjet raciste ndaj Kosovës, Sllovakia merr dy dënime të ashpra

3 javë më parë

Për fyerjet raciste ndaj Kosovës, Sllovakia merr dy dënime të ashpra

Slovan Bratislava që të enjten mposhti gjigantin turk Besiktas, po i vuan akoma pasojat e përpalljes me Feronikelin.

Në rrethin e dytë kualifikues të Europa Ligës, kur Feronikeli po luante kundër Slovan Bratislavës në Sllovaki, tifozët kundërshtar shpalosën disa parulla raciste kundër Kosovës.

Për këtë skandal i cili ka ndodhur në Sllovaki, pati raportuar edhe Gazeta inFokus.

Në fotografitë e siguruara nga inFokus shihej se në parullat e tifozëve shkruhej “S’ka tradhëti, nuk shitet Kosoet as toka e shenjtë serbe”.

Kosmet është referencë serbe ndaj Kosovës, që përdorim si sinonim i shprehjes Kosovo i Metohia.

Siç raportojnë mediat sllovake, vetëm nga mungesa e tifozëve në ndeshjen ndaj Besiktasit, Slovan Bratislava i ka humbur rreth 600 mijë euro.

Slovan Bratislava gjithashtu është dënuar edhe më shumë prej 50 mijë eurove si dhe dy ndeshje nuk do të kenë të drejtë të ketë tifozë.