Pendarovski falënderoi SHBA-në edhe shqip për ratifikimin e Protokollit për NATO

1 muaj më parë

Pendarovski falënderoi SHBA-në edhe shqip për ratifikimin e Protokollit për NATO

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dërguar letër falënderuese Senatit të SHBA për ratifikimin e protokollit mbi anëtarësimin e vendit të tij në NATO. Raportohet se letra ishte e shkruar, përveç në gjuhën angleze, edhe në gjuhën maqedonase e shqipe, përcjell Koha.net.

“Falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ratifikuan në Senat Protokollin mbi anëtarësimin tonë në NATO. Partneriteti strategjik në mes të SHBA dhe Maqedonisë së Veriut vazhdon në Aleancë dhe i kontribuon stabilitetit dhe sigurisë globale”, ka thënë shefi i shtetit të maqedonasve, shkruan portali Faktor, transmeton Koha.net.

Falënderimi i Pendarovskit në tri gjuhë, njëra nga shqipja, ka tërbuar mediat serbe.