PDK: Mbajtja e referendumit serb do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës

6 ditë më parë

PDK: Mbajtja e referendumit serb do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për çështjen e referendumit serb, i cili po kërkohet nga ndërkombëtarët që të lejohet edhe në Kosovë.

Nga PDK për lajmi.net kanë thënë se mbajtja e këtij referendumi është anti-kushtetuese dhe do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës.

“Ka dallim esencial ndërmjet zgjedhjeve dhe referendumit, andaj është i papranueshem lejimi i votimit në Kosovë për referendumin e nje shteti fqinj”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Tutje, partia kryesore opozitare i ka bërë thirrje Qeverisë që të bashkërendojë veprimet me partnerët ndërkombëtarë për të ofruar zgjidhje të përshtatshme në lidhje me këtë çështje.

Reagimi i plotë nga PDK:

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është antikushtetuese dhe kjo do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ka dallim esencial ndërmjet zgjedhjeve dhe referendumit, andaj është i papranueshem lejimi i votimit në Kosovë për referendumin e nje shteti fqinj. Qeveria duhet të bashkërendojë veprimet me partnerët ndërkombëtarë për të ofruar zgjidhje të përshtatshme, në pajtim me obligimet tona si shtet i pavarur dhe sovran.

Lajme nga rubrika