“PDK-LDK nuk ka biseduar me Listën Serbe për ushtrinë”

4 vite më parë

“PDK-LDK nuk ka biseduar me Listën Serbe për ushtrinë”

Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës Nenad Rashiq ka thënë se Presidenti Thaçi dhe njerëzit e skenës politike në Kosovë duket se e kanë humbur rrugën.

Ky koment i tij vie si kundërpërgjigjie ndaj deklaratave të Thaçit se ndërkombëtarët mund t’i bindin serbët për ta votuar ushtrinë e Kosovës.

Rashiq po ashtu ka thënë se partnerët e koalicionit PDK-LDK asnjëherë s’kanë biseduar me Listën Serbe për formimin e ushtrisë dhe se po e çuditin zhvillimet që po ndodhin rreth kësaj teme.