“PD-ja, si Tito para vdekjes”

4 vite më parë

“PD-ja, si Tito para vdekjes”

Gazetari dhe studiuesi nga Shqipëria, Armand Plaka, ka bërë një krahasim mes PD-së dhe ish-liderit komunist të ish- Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Ja si e përshkruan ai këtë përngjasim:

Kjo puna e PD-së u bë si Tito në prag të vdekjes, i cili kur pa se s’kishte asnjë individ të denjë për t’ia lënë në duar kreaturën që ai vetë gatoi dhe e mbajti me kembë, la amanet të rrinin “të bashkuar”, të ruanin “Bratsvo i Jedinstvo”-n dhe të krijonin një trup përfaqësuese rotacionale, e cila arriti të qëndronte me këmbë edhe nja 10-11 vjet të tjera e në fund solli atë që solli. Sidoqoftë, mesazhi i Berishes është i vetmi që mund t’i bëjë demokratët t’i tejkalojnë realisht ndarjet e të shohin përpara, duke e parë dhe lexuar realitetin në sy./AktivPress