Pasi të lexoni këtë lajm, do ta hani edhe më shumë djathin

2 javë më parë

Pasi të lexoni këtë lajm, do ta hani edhe më shumë djathin

Shumë njerëz e shmangin konsumin e djathit rregullisht për shkak të frikës se mund të marrin më shumë peshë në belin e tyre. Megjithatë ka disa lloje djathrash që mund të hani dhe që kanë efekt të ndihmojnë shëndetin tuaj të mëlçisë.

Disa djathra kanë në përmbajtjen e tyre një përbërje të njohur si spermidine, e cila ka si funksion të ndalojë qelizat e dëmtuara të mëlçisë të ripërtëriten, duke u dëmtuar edhe më shumë.

Po ashtu, këto mund të parandalojnë edhe fibrozën e mëlçisë, duke shmangur kështu edhe kancerin e mëlçisë.
Sëmundja e mëlçisë është shkaku i pestë më i madh i vdekjes në Angli dhe Uells, dhe sipas statistikave ka marrë mbi 11 000 jetë në Britaninë e Madhe në vitin 2014.

Studiuesit në Universitetin Texas A & M analizuan trajtimin me spermidinë tek minjtë. Jetëgjatësia e tyre është rritur me 25% dhe nëse kjo është i njëjti ndikim edhe për njerëzit kjo do të thotë shumë në të ardhmen. Ky është një zbulim mjaft i rëndësishëm, i cili pritet të pasohet nga të tjerq, për të përcaktuar qartë sasinë e djathit dhe llojin e tij që duhet të hamë për t’i shpëtuar sëmundjeve të mëlçisë.