Pasi rrahen mes vete sulmojnë edhe policinë, arrestohen dy persona në Prishtinë

2 muaj më parë

Pasi rrahen mes vete sulmojnë edhe policinë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.

Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi ata pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

“Gjatë intervenimit njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.