Pasagjerët në krahët e aeroplanit, ulën shpenzimet e udhëtimit

4 muaj më parë

Pasagjerët në krahët e aeroplanit, ulën shpenzimet e udhëtimit

Avioni i linjës Flying-V është projektuar nga një student dhe do të shpenzojë karburant 20% më pak. Udhëtimi ajror është një nga faktorët më të mëdhenj kur bëhet fjalë për ndotjen.

Konsiderohet të jetë alternativa më e dëmshme e udhëtimit dhe pavarësisht pretendimeve të ndryshme për të qenë “eko”, shumica e kompanive të aviacionit kanë shumë punë për ta bërë një avion eko dhe që shpenzon më pak. Por me teknologjinë aktuale të sotme po mundohen të gjejnë mënyra të reja për të shpëtuar mjedisin dhe për të qenë në gjendje udhëtimi.

Inxhinierët në Universitetin e Teknologjisë “Delft” po punojnë shumë për ta bërë këtë të mundur, transmeton rtv21.tv. Kompania holandeze e avionëve KLM po kontribuon në hulumtimin e këtij prototipi të ri të avionit që po ndërtohet në Universitetin e Teknologjisë “Delft”.

Aeroplani do të jetë në gjendje të mbajë 314 pasagjerë dhe ata do të ulen në krahë së bashku me tanket e karburantit dhe ngarkesave.