Pas zënkave për publikim pornografie, Bebe Rexha pajtohet me babain

4 javë më parë

Pas zënkave për publikim pornografie, Bebe Rexha pajtohet me babain

Bebe Reha ka patur mbështetjen e familjes që në fillim të karrierës, por projektet e fundit muzikore i kanë shkaktuar debate me babain.

Në klipin “Last Hurrah”, këngëtarja shfaqet në disa skena puthjesh me femra e meshkuj duke e konsideruar këtë natë si “çmendurinë” e fundit para se ti kthehet normalitetit.

Por duket se babai i saj, Flamur Rexha, nuk ka qenë dakord me videoklipin e Bebes duke e konsideruar një turp. Ai i kërkonte vajzës së tij që të ndalonte publikimin e ‘pornografive’ pasi ndihet i turpëruar.

Pas kësaj, Bebe publikoi mesazhin që i dërgoi, gjë që shkaktoi një zënkë më të madhe mes tyre. Fatmirësisht, e gjitha ka marrë fund. Bebe ka postuar sot një fotografi pranë tij duke treguar se sa shumë i ka ngjarë.

Ajo përdori efektin më të ri që ka dalë në Snapchat ku tregon se si do të dukeshin femrat po të ishin meshkuj./oranews