“Pas tri vjetëve Kosova do ta ketë buxhetin tre miliardë euro”

4 ditë më parë

“Pas tri vjetëve Kosova do ta ketë buxhetin tre miliardë euro”

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti i Kosovës do të jetë tre miliardë euro në vitin e tretë të kësaj qeverie.

Ai ka komentuar zotimin e kryeministrit Kurti, i cili ditë më parë u shpreh se synojnë që buxheti i vendit, do të jetë tre miliardë euro, teksa Hoti ka thënë se ky ka qenë premtim i Lidhjes Demokratike, në fushatën e fundit zgjedhore.

Hoti ka treguar se si synojnë që ta bëjnë këtë rritje buxhetore, duke përmendur luftimin e informalitetit si njërën nga mënyrat për t’u rritur buxheti i shtetit.

“Ky ka qenë premtim i Lidhjes Demokratike në fushatën e fundit. Mendoj që në pjesën e dytë të mandatit qeverisë, do të thotë në vitin e tretë, Kosova ta ketë buxhetin e saj tre miliardë euro. Kjo do të bëhet fillimisht si pasojë e luftimit të informalitetit, si njërën nga mënyrat që shkakton rritje buxhetore”, ka thënë Hoti në Blic Interview./gazetablic/