Pas mbledhjes së Hotit për pandemi: Masat dhanë rezultat, bie për 16 për qind numri i të infektuarve

2 muaj më parë

Pas mbledhjes së Hotit për pandemi: Masat dhanë rezultat, bie për 16 për qind numri i të infektuarve

Në mbledhjen e mbajtur nga kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë të Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetarin e Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi dhe drejtorin i IKSHPK-së, Naser Ramadani, u konstatua se masat e marra kanë dhënë rezultatin e tyre.

Ibrahimi tha për klankosova.tv se për 16 për qind ka rënë numri i të infektuarve dhe po ashtu është marrë vendim që komunave t’i rimbursohen mjetet e shpenzuara për COVID-19.

“Është konstatuar i përbashkët që masat e marra para dy javëve e kanë dhënë rezultatin e tyre. Prej hyrjes trendi i rënies ka qenë për 16 për qind. Në mbledhje është diskutuar për mundësinë e hapjes së pishinave të hapura, procedurat e prokurimit dhe të tjera. Po ashtu, u vendos komunave t’iu rimbursohen mjetet e shpenzuara për COVID-19’.

Ndërkaq, Naser Ramadani informoi se ka një rënie të lehtë dhe graduale, andaj edhe aplikimi i masave në përpikëri ka treguar sukses, mirëpo nuk ka një vetëkënaqësi por zbatimi i masave duhet të vazhdojë nga të gjithë.