Pas kërkesave të OAK-së ministri Hamza liron lëndën e parë

2 javë më parë

Pas kërkesave të OAK-së ministri Hamza liron lëndën e parë

Oda e Afarizmit të Kosovës ka njoftuar të gjithë prodhuesit vendor se pas disa kërkesave të bëra nga OAK, Ministria e Financave ka marrë vendim që të gjithë ata që janë liruar nga lënda e parë në vitin 2018-të, kanë të drejtë të importojnë deri me datën 28.02.2019, deri sa Ministria t’i shqyrtojë kërkesat për këtë vit.

OAK ka përshëndetur këtë vendim dhe kërkon nga Ministri Hamza që në të ardhmen mos të përsëriten bllokada të tilla për prodhuesit vendor.

“OAK ka reaguar disa herë gjatë këtij viti, e fundit ishte edhe komunikata e mëhershme, në lidhje me këto pengesa të panevojshme për prodhuesit vendor që kanë rezultuar edhe me ndalesa në terminale të lëndës së parë dhe kosto shtesë dhe pengesa në prodhim i cili është shtuar kohëve të fundit si pasojë e vendimit të Kryeministrit Haradinaj dhe për të vendosur taksen 100%”, thuhet në komunikatën e tyre./AktivPress