Pas iPhone 11, Apple prezanton edhe iPhone 11 Pro, me tri kamera

6 ditë më parë

Pas iPhone 11, Apple prezanton edhe iPhone 11 Pro, me tri kamera

Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelin e tij më të ri dhe më të avancuar të telefonit të mençur mobil.

iPhone 11 Pro është quajtur pajisja më e re dhe më e sofistikuar mobile e Apple.

Përveç iPhone 11 Pro, Apple ka prezantuar më herët edhe një version më të lirë, të cilin e ka quajtur iPhone 11.

iPhone 11 Pro do të ketë një sistem prej tri kamerash, ndërsa do të ofrohet me 5 ngjyra të ndryshme.

iPhone 11 Pro vjen me ekran prej 5.8 apo 6.5 inçësh, ndërsa dizajni i tij është pothuajse identik me modelet e prezantuara vitin e kaluar, iPhone XS dhe iPhone XS Max.

Sipas shefit të Apple, Tim Cook, iPhone 11 Pro është i dizajnuar për konsumatorët që duan “teknologjinë më të sofistikuar”.

Brenda iPhone 11 është procesori më i ri i Apple, A13 Bionic, dhe sigurisht se ky është “më i shpejti që ka ndonjë telefon i mençur”.

Artikulli do të plotësohet pas pak, për të përfshirë edhe çmimin e detaje të tjera.