Pas Grenellit, Vuçiq në Munih takon Reeker

4 ditë më parë

Pas Grenellit, Vuçiq në Munih takon Reeker

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar mëngjesin e sotëm në Munih me Ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

Kjo është bërë e ditur nga Vuçiq në profilin në Instagram “Budućnostsrbijeav” (E ardhmja e Serbisë).

Ai në kuadër të Konferencës së 56-të të Munihut të Sigurisë (MSC 2020) që nis punimet gjatë ditës, mbrëmë është takuar me emisarin special presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kreu i shtetit serb ka bërë të ditur se me zyrtarin e lartë amerikan kanë diskutuar për çështjen e taksës 100%, për të cilën ka thënë se SHBA-të po insistojnë në heqjen e saj nga autoritetet e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Me Grenell në Munih ka pasur takim mbrëmë edhe homologu kosovar i Vuçiqit, Hashim Thaçi.

Thaçi ka thënë se në takim janë diskutuar hapat e mëtejshëm që duhet ndërmarrë për të arritur deri tek marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, transmeton Klan Kosova.