Pas fyerjeve publike të Dj Blunt, Gjiko shkon me “papuqe Gucci” në banesën e tij

2 vite më parë

Pas fyerjeve publike të Dj Blunt, Gjiko shkon me “papuqe Gucci” në banesën e tij

Fyerjet e publike të Dj Blunt drejtuar disa reperëve të skenës, në theks të veçantë drejtuar ndaj Ledri Vulës dhe Gjikos, nuk përfunduan me aq.

Paraqitja kontraverse e Dj Blunt ku fyen rëndë Ledri Vulën dhe Gjikon nuk kaloi me kundërpërgjigje në rrjete sociale. Madje, këtë nuk e bënë asnjëherë reperët Gjiko dhe Ledri Vula.

Sidoqoftë, është Gjiko, ai që është shoqëruar nga Faton Shoshi, menaxheri i Ledrit, drejt banesës së Dj Blunt, ku ata i ka penguar një rojtar, i cili shihet në video xhirim duke fjetur.

Momenti kur Gjiko tenton të përballet me Dj Blunt në banesën e tij. Foto: Instagram.com/FatonShoshi

Në videon e publikuar në InstaStory nga Faton Shoshi, Gjiko shihet teksa tenton të hyjë në banesën e Dj Blunt me “papuqe Gucci” në dorë.

Vetëm pak momente më vonë (mëngjesin e të enjtës) ishte Gjiko ai që tentonte ta telefononte Dj Blunt, por ai nuk përgjigjej në telefon, moment ky po ashtu i regjistruar dhe i publikuar nga Faton Shoshi, menaxheri i Ledrit, i apostrofuar në videon e Blunt me fyerje publike.

Pasi tentuan t’i sqaronin hesapet në mënyrë të drejtpërdrejt dhe nuk morën përgjigje nga Dj Blunt, Gjiko dhe Faton Shoshi besohet se u drejtuan në shtëpinë e hiteve, RedBox, ku u takuan me pjesën tjetër të ekipit. Ata publikuan një fotografi ku shihen të gjithë bashkë pas këtyre fyerjeve kontraverse të Dj Blunt.

Ky konflikt i ri në hip hopin shqiptar nuk dihet nëse do të vazhdojë, por filloi pas publikimit të projektit “Qika Jeme”, që tashmë dihet se Dj Blunt dhe Real 1 e kanë lansuar si diss ndaj një pjese të madhe të skenës. /Telegrafi

Gjiko ne banesen e DJ Blunt

Gjiko dhe menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi duke tentuar të përballen me Dj Blunt në banesën e tij me papuqe Gucci.

Posted by Telegrafi Magazina on Thursday, 22 February 2018