Partitë, përsëri me premtime astronomike

6 ditë më parë

Partitë, përsëri me premtime astronomike

Ende pa ndodhur shpërndarja e Kuvendit dhe pa u shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, drejtuesit e partive politike në vend tashmë kanë filluar me premtimet e ndryshme.

Për të fituar sa më shumë vota të qytetarëve në zgjedhje po premtohet mbajtja e taksës ndaj produkteve serbe, pavarësisht kërkesës së ndërkombëtarëve për heqjen e saj, po premtohen investime në zhvillimin ekonomik të vendit, ndonëse Kosova ka shkallën më të lartë të papunësisë dhe të varfërisë në Evropë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në fushatë do të mbizotërojë çështja e taksës ndaj mallrave serbe, çështja e kufijve, por edhe premtimet e zakonshme për zhvillimin ekonomik, për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, për përmirësimin e gjendjes në arsim dhe në shëndetësi, për ngritjen e flamurit të Kosovës në OKB etj.